9 Gusht, 2021 - 11:00 am
Sot 59 vjet ka ndërruar jetë shkrimtari më i shquar gjerman i shekullit njëzetë, Herman Hesse.
Ai lindi më 2 korrik 1877 në një qytet pranë ëürttembergut. Ishte djali i një pastori (prifti) dhe nipi i një misionari kalvinist.
Ky ambient familjar ndikoi në formimin e personalitetit të tij. Hesse u dërgua të studionte për teologji, por mësimet fetare i braktisi shpejt!
Punoi si mekanik dhe librar në Tübingen. Në botëkuptimin e tij moral e filozofik ishte natyralist, mistik, buddhist, aktivist faustian, por gjithmonë intimërisht fetar.
Herman Hesse mori çmimin Nobel në letërsi në vitin 1946.
Romani i tij i parë ishte “Hermann Lauscher” (1901) por ai që e bëri të shquhej ishte romani “Peter Camenzind” (1904) më vonë mjaft I admiruar u bë romani “Unterm Rad” (Nën rrotë) 1906 tek i cili, me thekse tragjike e patetike paraqitet kriza e një adoleshenti të vënë nën një disiplinë antinjerëzore të shkollës prusiane.
Në 59-vjetorin e vdekjes së Herman Hesse, KultPlus risjell poezinë e tij ‘Gënjej!’
Gënjej!
Gënjej! Gënjej! Nuk jam aq plak
Ende nuk jam velur nga jeta,
Se një trup gruaje më bën sado pak
Të më rahin pulsi e mënt’e shkreta.
Për gratë me zjarr vazhdoj t’ëndërroj,
Për ca dosido e ndonjë hirperije,
Për një valzer brilant që dot s’e harroj
Edhe për net dashurie.
Për një dashuri ëndërroj madje,
Një të heshtur, të dlirë, hirplot.
Ajo, e para, e shenjtë qe.
Për të dhe sot mund të qaj me lot./KultPlus.com