Gënjej

10 Mars, 2022 - 1:15 pm

Poezi nga Herman Hesse

Gënjej! Gënjej! Nuk jam aq plak
Ende nuk jam velur nga jeta,
Se një trup gruaje më bën sado pak
Të më rrahin pulsi e mënt’e shkreta.

Për gratë me zjarr vazhdoj t’ëndërroj,
Për ca dosido e ndonjë hirperije,
Për një valzer brilant që dot s’e harroj
Edhe për net dashurie.

Për një dashuri ëndërroj madje,
Një të heshtur, të dlirë, hirplot.
Ajo, e para, e shenjtë qe.
Për të dhe sot mund të qaj me lot./ KultPlus.com

Të ngjajshme