22 Qershor, 2019 - 10:20 pm
Poezi nga Ndre Mjeda
Permbî za qi lshon bylbyli,
Giûha shqipe m’shungullon
Permbi érë qi nep zymyli,
Pá dá zêmren m’a ngushllon.
Nder kómbë tjerë, ndër dhéna tjera,
Kû e shkoj jetën tesh sa mot,
Veç për ty m’rreh zêmra e mjera
E prej mállit derdhi lot.
Njikto giuhë qi jam tui ndie,
Janë të bukra me themel;
Por prep këjo, si diell pa hije,
Për mue t’tanave iu del.
Edhé zogu kerkon lisin
Mbî shpi t’artë ku rri me mbret;
E shtetgtari dishron fisin
Permbî vênd qi s’asht i vet.
O Shqypnî e mjerë Shqypnija,
Plot me burra e trima plot
Ti’j dit’ ishe ; por lumnija
Qi ké pasun nuk â sot.
Nen njat tokë qi ta shklet kâmba
Zân e t’moçmeve veshtò:
Per bij t’tashem, porsi e ama
E t’koritunve, gjimò.
Nâm e zâ, qi kishe, t’treti,
E veç turpi e mârrja t’mbëloj;
Per lumni veç kóre t’mbeti
Qysh se fara e mirë mbaroj.