8 Janar, 2024 - 4:00 pm
Nga Mario Benedetti
Nganjëherë ndihem
porsi kodra e mjerë
të tjera herë ndihem si mali
dhe majat e tij të shumta.
Nganjëherë ndihem
porsi shkëmbinjtë e thepisur
të tjera herë si qielli
i kaltër, por tepër i largët.
Nganjëherë ndihemi
porsi burimet gurgulluese shkëmbore
të tjera herë si pema
me gjethet e fundit.
Ndonëse sot ndihem thjesht
si një lagunë e pagjumë
me një liman
ku asnjë varkë nuk ndodhet
një lagunë e blertë
e paqtë dhe e durueshme
njëlloj si algat
myshqet dhe peshqit e saj,
prehem në bindjen time
bindjen se një mbrëmje
do të afrohesh dhe vetes do t’ia shohësh pasqyrimin,
sepse do të pasqyrohesh duke më shikuar mua.
Përktheu nga spanjishtja: Elvi Sidheri. / KultPlus.com