2 Prill, 2019 - 10:22 pm
Poezi nga Erina Rrahmani për Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë
Gjyshja: Më mëso or nip
Si ndizet paisja me çip?
Nipi: Emrin e ka ipad
Dhe ai ndizet vet
Gjyshja: Kur isha e vogël nëna më mësoi
Njeriu zuri dije për aq sa rroi
Nipi: Ço gishtin më tutje, kliko më tej
Veç se për një ditë dot nuk ta rrëfej
Gjyshja: Gjer te interneti e gjatë më qe kjo rrugë
Mos harro unë të mësova, si hahet me lugë!