27 Tetor, 2020 - 8:35 pm
Poezi nga Nerimane Kamberi
Bora nuk do të vonohet
E do ta vë shallin e leshtë
Një dorë do ta mbaj në xhep
Ku gishtat do t’i prekin gështenjat e nxehta
Peter Pani luan në oborr të shkollës
Ku kanë ra gjethe ngjyrë vjeshte
Kujtimet t’i ndërtojnë të rriturit
E pse nuk më pret ti te dyert e shkollës?
Nesër do të çohet mjegulla
Jo, bora nuk do të vonohet/ KultPlus.com