18 Shkurt, 2019 - 5:00 pm
(Poezi nga Kujtim Paçaku – e lexuar nga Denis Galushi në orën letrare “Republika”)
Gjuhë që e njeh
Varfërinë
Lumturinë
Dhembjen
Gjuhë që Vdekjes i ka dalë përballë
Këngën duke mos e ndalur kurrë
Rrugëve të botës ka bredhur me shekuj
Nga burimi
Asnjë hap pa u larguar
Aq shumë herë e vrarë
E rrëzuar, e shkelur, e prerë, e copëtuar
E djegur, e mbyllur, e thyer, e mbytur
E dëbuar, e humbur, e shtrembëruar, e ngushtuar
E përbuzur, e ndaluar, e hedhur poshtë …
Gjuha ime Rrome
Ende është e gjallë!