Gratë e forta

8 Mars, 2024 - 10:29 am

Rudina Çupi

Gratë e forta nuk kanë lindur me këmishë,
jeta ua vesh këmishën e forcës dhe i nguros…
Ato i bëjnë vetë krahët.

Mosliria i bën me guvë, që zë vend mes dy maleve krenarë.
Pajisur me këtë luginë të vdekjes
pozicionuar dy gisht larg zemrës
regjin butësinë, e bëjnë bërthamë.
Çdo zhgënjim është brejtës:
ia merr krahët e thyer
e ia shndërron në lakuriqë nate, të errët pis, terr,
e pasi përmbys e përmbyset,
në tavanin e asaj guve kraharori bëhet fis e aradhë.

Por… si është e mundur vallë,
që nga rrënjët e errëta të maleve të grave,
si mund, si mund të burojë qumësht i bardhë?! / KultPlus.com

Të ngjajshme