6 Shkurt, 2019 - 5:50 pm
Lumi Beqiri / Gratë kosovare
Gratë kosovare janë
si ‘mish për top’,
si shtëpi e vjedhur dhe
e okupume prej disa
fytyrave të dyshimta
që vazhdmisht ndrrohen
njona me tjetrën.
Si rolet e viktimave në do krimi-filma
amerikan, ku naj psikopat e mban viktimën
për 20 vjet rreshtë në naj podrum
e e përdhunon mentalisht e fizikisht.
Gratë kosovare janë të dhunume.
Në çdo kohë e prej çdo kujt.
Te dhunume prej familjes qysh të vogla
Që me i përmbush standardet e ni shoqërie shizofrene
E mos me ja marr ftyrën familjes.
Se familja ftyrën e ka në himen të vaginës.
I dhunoi okupatori në luftë,
e nuk i la as me qajtë.
Shoqëria i margjinalizoj
E fajin ua la tyne,
sikur ato të ishin fajtore
që okupatori trupin e tyre e përdori
si postë për me i dërgu mesazhe
të barbarizmit gjithë botës.
Sot në liri i dhunon mësuesi.
I dhunon polici nëse e raportojnë dhunimin.
I dhunon mjeku. I dhunon kujt ti bjere n’mend me i dhunu
Veç pse organi mes komve ju osht qu,
e aj osht i paaftë me e kontrollu.
Po mas shumti i dhunon shteti.
Grave kosovare në vesh ju fol ni zo
e ju thotë: ‘ikni prej ktu,
nuk e di as une se ku,
po kudo osht vend ma i sigurtë se ky’.