2 Nëntor, 2018 - 8:00 pm
Poezi nga Sabit Idrizi.
Dil e më prit
Atje diku tek stacioni i fundit i dashurisë
Ku prehet përjetësisht ëndrra e rrugëtimit
Merrmi me vete edhe kujtimet
E m’i ruaj nga syri i keq
Që t’mos më pëlcasin nga myku i harresës
Po nuk erdha në orën e caktuar
Nisu e m’kërko sërish
Nëpër dalldi motesh./ KultPlus.com