21 Mars, 2018 - 5:40 pm
Poezi e shkruar nga Mire Prenaj
Je rreze në shtatin e shkëmbit,
Lart në majën e kohës së mundimshme,
Dashuri e veshur me ngjyrën e trëndafilit.
Largësi e fortë je ti Grua!
Edhe kur yjet bijnë në lumë,
valët e lumit tunden me shikimin tëndë.
Më zërin e fëmijëve në valëzat e barkës;
Merr frymë thellë, mblodhu fëmijët të thërrasin!
Janë ngjyra e pritjës sate;
Kur largohesh nga horizonti,
Kolona tret në të errtit e natës;
Ti e përzënë a do të gjeshë një strehë, tani më e damkosur.
Të shtrëngosh në ëndrrën e ngrohtë,
Pa e lëshuar fëmijën nga dora asnjëherë!
Grua!
Ti je e fortë, në rrugën e kthimit.
Të ardhjes përsëri pa u ndalur.
Rreze në majë të shkëmbit
Je edhe kur,
I fshin lotët, duke përqafuar shumë,
dritën dhe lirinë,
Në gurthemelin e shtëpisë flijuar si qëngj pranvere,
Grua, kokën lartë,
Mbretëreshë e dritës je
Në këtë ditë e fortë sa shkëmbi.
21/03/2018