Grua

20 Janar, 2020 - 7:08 pm

Poezi nga Fakete Rexha.

Ti je ajër. Ujë. Zjarr. Lindje. Zgjim. Rritje.
Prania yte plotësim dëshirash përditë
më të bukura. Nga dashunia ditën të lumtur
e shkreh. O, dashuni e të gjitha dashunive!
Shtylla e majtë e portës kryesore. Streha
që t’strehon n’rrugë qorre kur t’zë nata.
Shi kur bie, e dielli mos me t’djegë.
Bërrulash, gjunjësh përgjkesh tu u katrrithë
nëpër therra. As sosesh. Feniks digjesh
prapë rilindesh. E fal, veç dashuni fal.
Prej ballit deri n’thembra edhe kur pikëllimi
shputat t’i zvogëlon. Syve që strehë u bën
vesa n’çepallë. Diellin ua qëndisë mes
vetullash. Grua!
Oh, Grua! Ti, që na do ende pa u lindur.
Ti, që na kërkon saherë humbim rrugën
e kthimit në shtëpi. Ti je vendlindja.
Origjina. Përkatësia. Shtëpia e vogël.  Fare e vogël,
pa mure, pa dritare. Gropë ku groptë mbillet
dashunia.
Pasha dritat e krejt Botës.
Pasha Qiell, Hanë e Diell.
N’mua mbillet fara e Tokës.

Të ngjajshme