Gruaja

6 Mars, 2019 - 6:30 pm

Nazim Hikmet. Përktheu Petrit Sulaj.

Ka që thonë se gruaja
është për të ndarë shtratin me burrin
netëve të gjata të dimrit.
Të tjerë, se është
balerinë me nente zile, kurore në flokë
që vallëzon mes pyllit të gjelbër;
Dikush thotë, gruaja është bashkëshortja ime,
mëkati që mbaj mbi shpinë;
të tjerë thonë se është ajo që zë brumin..

Gruaja s’është asnjë nga këta
Nuk është shtrat, as balerinë
as bashkëshorte, as mëkat;

Gruaja është krahët e mi. këmbët e mia
foshnjë, nëna, gruaja, motra ime
është shoqja e jetës time…/ KultPlus.com

Të ngjajshme