Gruas

30 Prill, 2019 - 5:30 pm

Poezi nga Dritëro Agolli

Të falënderoj që në sajën tënde marr frymë,
Që ha këtë bukë të bardhë në sofër.
Që lulja s’m’u tha nga një brymë,
Që ngjita gjer lart atë kodër.

Të falënderoj dhe që pi nga mërzia,
Të hidhurën kafe, të ligën cigare.
Të nxjerrë në muzg nga kutia,
Të blerë në treg me pak pare.

Të falënderoj dhe që ti s’më ke Iënë,
Ti hyj lakuriq dëshpërimit të thellë.
Për krahu me zor më ke zënë,
Të dalim me vrap nga kjo shpellë.

Të ngjajshme