Gruni

11 Korrik, 2021 - 9:29 pm

Poezi nga Nerimane Kamberi

Kombanja i është afruar katundit tone,
nesër gruni do t’është i fshirë.
Verën e kaluar
nuk i pashë lulëkuqet nëpër arat me grurë;
kot kërkoja nëpër kuti kartoni
fotografi të mia, të para disa viteve
unë e veshur me fustan të bardhë ndër ato lule
Isha njëzet vjeçe? tridhjetë vjeçe?
As borën e fundit nuk e pashë
tek rrëshqiste faqeve të Lubotenit,
sikur uji kur rrëshqet fytyrës, faqës
qafës, tërë trupit,
e të lanë e të qetëson.
Nuk i pashë,
sikur vitet që shkuan.
Ara e artë tani do të pushojë
nga tërë ai zjarr, nga tërë ajo zjarmi.
Lulëkuqet do të vyshken
si buzë të thara pa puthje.
Verë. / KultPlus.com

Të ngjajshme