2 Shkurt, 2020 - 7:52 pm
Ju s’dinit se ku po vini
As sa do t’rrini!
Det latë e det gjetët
Prej Valdanosit e deri ne Bunë
Ylberi kur dilte në Ulqin
Kishte një ngjyrë më shumë!
Të Mani i harapëve u ula të pushoj
Të Pusi i harapëve etjen shova
Të Gjiri i harapëve prita vashën
Në Bullën harapeshë u dashurova!
Kërkova një dhomë të lirë, shtëpi për shtëpi
Nuk gjeta
Në Kasollë të harapëve bëra dashuri!
Anijet ulqinake s’ishin si të tjerat
As nuset
Për t’u dukë nusja e bukur dhe e gëzuar
I venin përbri
Bullën harapeshë
Që ishte e shëmtuar!