‘Harrimi është amorf’ nga Leonora Lokaj, poezi finaliste në konkursin poetik ‘KultStrofa’

23 Nëntor, 2024 - 8:00 pm

Leonora Lokaj

Hëna shtrydh mallin
unë vetmoj
prej se të varrosa në këngë
numëroj fletat e vjeshtave
që bien përtoke dhe
shtegtaret që ikin si ti

Te gjitha këngët i kam
për ishujt ku gdhendet malli
për dashurinë pa trajtë
për hënën e gërryer nga uria

Sonte
kur mbaj mbi supe boten
që lindi nga një grua
ngarend në Purgator 
t’i gdhend sytë e tu
këmbëkryq para Zotit bërtas:
“Harrimi është amorf”!

Kur vjollcat e fundit 
të këngës vyshken
ushqyer me veten e copëtuar
lundroj me Plakun e Heminguejit
nga lakuriqësia nxjerrim në shesh
veç qelizat të fekonduara

Ohhh! Çdo i kryqëzuar
bëhet Zoti im
nëse hedhë fara polemi
mbi majat e dashurive!/ KultPlus.com

Të ngjajshme