“Hej, ty armik, të vdektë dhe mbiemri, jo vetëm emri”

4 Korrik, 2022 - 9:15 pm

Poezi nga Herman Çuka

hej, armik

një plumb godet
mbi një trup, më pastaj mbetet
gëzhoja, gojëhapur

zhgënjehet!

priste një çështje heroike
dhe një memorial për veten

dhe ti gëzon duke parë
një trup të pajetë,
e nuk arrin të shquash
banalitetin
e kufomës pas rënies së burrit
(dhe vehten, si do të t’vijë një ditë)

e më pas një heshtje
e ngrirë dhe në një zemër
të rastësishme,
që e dëgjon krismën
” nella tromba di Eustachio”
(në daullen e veshit)
prej avionit në rënie drejt tokës

por, ka një heshtje!

një heshtje
të madhe kostante,
e për një çast të vetëm
sikur dhe globi mban frymën

po,
është heshtja
në zemrën e nënës:

“hej, ty armik,
të vdektë dhe mbiemri,
jo vetëm emri” / KultPlus.com

Të ngjajshme