Heshtja

8 Nëntor, 2017 - 11:25 am

Poezi e shkruar nga Dritëro Agolli.

Cigarja u dogj gjerë në fund
Mbi tryezë gjumi më mori
Në xham era perdet i tund
Dhe hesht korridori.

Me kokë në tryezë të flesh
Të shohësh ëndrra të blerta
Sa ndot!…Të zgjohesh e prapë të gjesh
Në qoshe të vjellat e lëna nga jeta.

Të ngjajshme