Hiçi

16 Prill, 2020 - 5:30 pm

Poezi nga Visar Emerllahu

Rrugët nuk gjarpërojnë, këmbët nuk rrahin mbi to
Koha çjerret duke sulmuar njerëzit me minuta
Ata kishte artilerinë më të rëndë!
Hiçi pikëlonte në vend të shiut, qielli fiku rrufetë
I tërë ky zemërim shkëlqente madhërishëm
Aty ku na kishte zënë vendin, tokën!
Frika tërhiqte palca sheshit,
Sikur ta kishin thyer moralin copë copë
Hiçi pushtoj shpirtin e i rrëmbeu kurorën
Ne po vdesim, ai po na vret
Shpëtimi fshihet ndër lutjesh
Pëlhura e bardhë u bë shportë ëndrrash
Padrejtësisht nisëm jetën, sot mbyllemi për siguri
Nesër, nuk e di, fatit copëzat nuk ia ngjitëm
Hiçi – ky Perandor që pushtimin nis nga gjaku!

Të ngjajshme