17 Korrik, 2023 - 11:41 am
Dije Demiri
Pasha burimet e ujit
Beso atë natë kur s’dukeshe kund
Krejt zi më dukej qielli
S ‘shihja kund yje s’e gjeja kund hënën
desh të pata mallkue-o
Të rëntë magma hiri i vullkanit syve të rëntë
kurrë dritë mos pafshin
-m kujtohej mallkimi i gjyshes
që ju bënte robëruesve
po unë thirrja pa zë
-Mjegulla e hirit të zëntë frymën
Që s’po dukesh
Pasha ujin e bunarëve tona
Asnjë yll nuk ishte qiellit as hëna e shkretë s ‘dukej
desh të mallkova
-Llava e vullkanit të marrtë
Kur për një çast
u shfaqe me hënën në krah
unë llavë t’ rrëmbeva
e hënën ma vure në ballë. / KultPlus.com