13 Qershor, 2019 - 11:00 am
Jeta nuk është shaka e shtrenjta ime.
Merre seriozisht.
Ashtu siç bën me të një ketër, përshembëll
i cili nuk pret asgjë
nga kjo jetë jo e jo, po as nga tjetra.
e kështu nuk të mbetet gjë tjetër, veçse ta jetosh.
Jeta nuk është shaka, e shtrenjta ime.
Merre seriozisht,
aq seriozisht:
si para togës së pushkatimit
me duar lidhur,
si në laborator
me bluzën e bardhë e syze pune.
Ti po vdes që të jetojnë gjithë njerëzit mbi tokë
më mirë,
dhe ato që as një herë si i ke parë me sy
e ndërsa je duke vdekur, mëson
se nuk ka gjë më të bukur e më të vërtetë se jeta.
Merre seriozisht jetën, e shtrenjta ime
Aq seriozisht,
sa në moshën shtatëdhjetvjeç, fillo e mbill ullinj;
jo se mendon se do ti gëzojnë fëmijtë e tu
por ngaqë nuk i beson vdekjes
edhe se i tutesh ca,
vetëm kështu jeta do të peshojë
më shumë se një mal në peshore.
Poezi nga: Nazim Hikmet
Përktheu: Petrit Sulaj