31 Korrik, 2024 - 2:02 pm
Charles Baudelaire
– Kë do ti më tepër, o njeri enigmatik, pa më thuaj? Babanë, nënën, motrën apo vëllanë tënd?
– Unë nuk kam as baba, as nënë, as motër, as vëlla.
– Miqtë, atëherë?
– Nuk e di ende ç’do të thotë kjo fjalë.
– Atdheun?
– As që e di fare se ku ndodhet.
– Bukurinë?
– Do të doja me gjithë qejf të ishte hyjneshë dhe e pavdekshme.
– Arin?
– E urrej atë po aq sa ju urreni Zotin.
– Po çfarë të pëlqen ty atëherë, o i huaj i çuditshëm?
– Më pëlqejnë retë… retë që kalojnë… atje tej… retë e mrekullueshme.
Përktheu nga frëngjishtja: Roland Çipa. Marrë nga numri 21 i revistës “Akademia”.