18 Shtator, 2022 - 4:30 pm
Poezi nga Dritëro Agolli
I humba të gjitha, po lypës s’u ktheva,
S’ia zgjata dorën askujt dhe vetën e mbajta.
C’u bënë vajzat më të bukura Drita, Maria dhe Eva?
Atyre dorën me gaz mund t’ua mbaja.
Po të gjitha ato u plaken si unë
Dhe bukurinë e dikurshme s’e kanë,
Megjithatë drejt tyre synoj nganjëherë më shumë
Sesa drejt guhakerve me qyrk e famë.
I humba të gjitha, më mbetën vetëm kujtimet dhe kockat,
Më mbeti lekura dhe bebja e syrit tok me shkendijat.
Tani përballë shtëpisë sime këndojnë bretkosat,
Gëzohem se janë të gjitha të mijat. /KultPlus.com