23 Janar, 2019 - 7:30 pm
Frederik Rreshpja
Që fëmijë e kam kuptuar se kisha lindur
i mallkuar me art.
Gjërat i shihja ndryshe.
Nëpër shirat e vdekur peshqit fluturonin drejt
çerdheve, te yjet.
Në vend të borës binin zogj
në çdo dru.
Era si ketër brente degët.
Qante mbi mua nëna, shënmëria ime.
Ave nëna ime!
Mos e pastë njeri këtë fat!/ KultPlus.com