12 Mars, 2020 - 8:00 pm
Nga: John Lennon
Shqipëroi: Bujar Meholli
Imagjino sikur të mos ketë parajsë
e thjeshtë ta provosh…
As ferr poshtë nesh,
vetëm qielli përmbi.
Imagjino gjithë njerëzit
ta jetojnë të sotmen…
Imagjino të mos ketë shtete
s’është e vështirë ta bësh,
asgjë për të cilën të vrasësh ose të vdesësh,
dhe as religjione gjithashtu..
Imagjino gjithë njerëzimin
në paqe të jetonte…
Ti…
Ti mund të thuash jam një ëndërrimtar
por nuk jam i vetmi.
Shpresoj që një ditë të bashkohesh me ne,
dhe bota të jetë një…
Imagjino të mos ketë zotërime,
pyes veten nëse mundesh.
Pa nevojë për lakmi apo uri,
sall vëllazëria jonë njerëzore…
Imagjino gjithë njerëzit
ta ndajnë botën, dhe bota të jetë një… /KultPlus.com