26 Mars, 2019 - 3:30 pm
Kreshnike Osmani
Një copëz jetë nga ditari im
Unë jam fëmija që e përjetoi vitin 1999!
Jam fëmija i turmës dhe traumave,
Jam fëmija që i bëra gjashtëdhjetë e pesë kilometra n‘këmbë, vetëm tetë vjeçare!
Jam fëmija që i mbijetoi sulmit në një prej kullave të fshatit!
Jam fëmija që kaloi trupa t‘ vdekun n’ tokë!
Jam fëmija që i bëra dy ditë gjumë, në bankën e një prej shkollave t’ fshatit!
Jam fëmija që i pash muret e ngjyrosta në të kuqe!
Jam fëmija që e ndau kafshatën e gojës me dikë tjetër!
Jam fëmija që dija ta mbaja qetësinë e kolonës!
Unë jam fëmija që i shpëtoi ortekut të borës, fëmija që e përjetoi acarin deri
në palcë!
Jam fëmija i xhamive dhe kishave që u bënë strehim për mua.
Jam fëmija që me trupin tim ushqeheshin insektet.
Jam fëmija që kishte frikë për babin e mamin!
Unë jam fëmija që tre muaj më m’ bajti mali, u ushqeva nga ai, u bëra shok më
të!
Jam fëmija që iu frikësua edhe bombardimeve të shpëtimit!
Jam fëmija që u frikësua edhe nga ushtari i NATO-së!
Jam fëmija që një kohë të gjatë nuk qesha!
Jam fëmija i shpëtimit!
fëmija, që kujtojnë gjithçka!
Jam fëmija i…
Jam ai fëmijë, që më bëri kjo që jam sot!/ KultPlus.com