‘Jam Kosova bërtas e përmallur, jam Kosova që ka Alzhaimer’

22 Shkurt, 2019 - 9:30 pm

Redon Elshani

Jam Kosova,
ndalu e m’degjo pak.
Po t’flas me gojen plot vrer,
neper dhembe ngecur bajonetat,
thith gjakun e avulluar,
t’bijve t’mi te lire ne qiell.
afroma veshin tek zemra qe rrah,
qepallat qe mbyllen nga fryme e jotja.
m’i degjo lutjet, bir.
m’degjo mu.
qe me nuk hesht,
sic heshtet fjala nga nje shhhh,
flas me zjarmin qe m’vlon mbi balle,
me plaget permbi gjoks,
e varret e hapuna,
qe akoma presin per nje trup.
a nje kocke qe t’i vnoj emer mbi krye.

Jam Kosova,
qe ne stomak s’kam trete ende mishte,
dua t’i vjell.
edhe njihere t’i shoh t’jetojne,
shpirterat pa trup.
me dhemb barku ende,
tu jetu n’kanibalizem.
e m’fajsojne mua, bir
per perbindesh me marrin.
kur kerkoj drejtesi,
qe se marr as nga ju,
bijte e mi.
nen dege t’lisave ju kam rrit,
me bese e me shprese.
e mallkuar
e nemun jam,
si bjeshket.
por, s’ju mallkoj dot juve, une nena
digjem ne vete me mire,
vec ju t’jeni rehat.

Jam Kosova,
bertas e permallur
per bijte qe kane lshu rrenje n’toke te huaj.
qe rrotat e autobuseve
m’hapin plage ne trupin tim,
sa here ikin.
naten i bie violines
mbi telat elektrik
thur ninullat e tmerrit.
frikem.
dirigjoj shqiponjat n’vend te notave
n pentagram.
qe po m’lajne vet cdo dite.
Flas somnambul,
e dehun ne pritje,
e thyeme ne shpirt.
me vjet pres stinen e luleve
qe vonoi kaq shume gjate.
ngjit shkallet per te pare detin,
hijet e portreteve mbi rere,
harrimet si te mpira rrine ne breg,
ikin me anije e varka,
zhduken pertej gjithckaje.

Jam Kosova,
qe ka Alzhaimer
se i fal gabimet e shputave
qe ecin mbi shpinen time,
mbi thinjat e flokeve,
rrudhat e qafes,
damaret e gjakut.
poret e mbushura me pergjerim.
pergjerim per kthim.
e lodhur jam,
thote.
dhe flet duke pire tymtaret
si duhan.
absorbon e vetme,
fjalet e ikjes
se nuk ka besim tek biletashitesit,
se s’shet me bileta vajtje-ardhje.
e vuan arratijsen vendi im,
do, por nuk beson.
kur i thone se e duan,
do, por nuk beson,
tek kthimi.

Jam Kosova,
Qe e uritur hap gojen,
te ju perpij te gjithve,
se eshte rritur cmimi i bukes,
kur per brum ka mbijetesen,
vec t’ngopem,
edhe nji dite tjeter t’jetoj.
e uritur jam,
e uritur per dashuri.
me duani, bijte e mi,
mos me urreni.
Se s’numeroj dot arioplane,
Ne vend t’yjeve t’pafund.
Sfilitur, une Kosova,
lutem qe te rrini. / KultPlus.com

Të ngjajshme