24 Dhjetor, 2021 - 8:30 pm
“Andërr gastare” nga Xhabir Tabaku
jam nata në terrin e së cilës je mshehun
çarçaf’ i bardhë fytyrë zbehun
syni që shef
buza që puth
oh! – ti je i dehun
jam pupëza yte
që deshte s’pari
ja t’puth’ në buz’
të pyth në sy
ja puthmë ti
u dogja zhari
– jam andrra jeme në andrrën tande
te jes në dor’ -andërr gastare / KultPlus.com