20 Nëntor, 2021 - 2:30 pm
Poezi nga Nâzım Hikmet
Bie në gjunjë: shoh dheun,
barin,
kandrrat,
kërcej të vegjël që çelin me kaltërsi.
Je si dhé pranveror, e dashur,
Të vështroj.
Shtrihem në shpinë: shoh qiellin,
degët e një peme,
lejlekët në flatrim,
ëndërr me sy hapur.
Je si qiell pranveror, e dashur,
Të shoh.
Natën, ndez një zjarr fushës: prek zjarr,
ujë,
teshë,
serm.
Je si zjarr i ndezur nën yje,
Të prek.
Shkoj mes njerëzish: i dua njerëzit,
veprimin,
mendimin,
përleshjen.
Je njeri, pjesë e përleshjes sime,
Të dua.
Përktheu: Edon Qesari / KultPlus.com