Jeta ime ka aromën e luleve

19 Korrik, 2021 - 10:30 am

Elvira Sastre

Kam vajtur matanë cepave të rrugëve
për t’i shmangur përbindëshat kur të kthehesha sërish
dhe prapë më sulmuan prapa shpinës.
Pata lëpirë fytyrën time mes dënesash
për ta kujtuar shijen e detit përsëri
dhe ndjeva veç sëmbime nga sytë e mi.
Pata pritur me duart e kryqëzuara
për t’u përqafuar
ndërsa kacafytesha me trupin tim.
Pata gënjyer aq shumë
saqë kur thoja të vërtetën
nuk i besoja dot as vetes.

Isha arratisur tutje
me sytë e hapur
dhe e shkuara më kapi befasisht.
Symbyllas i pata pranuar
shportat e zbrazura
dhe duart më qenë ndotur.
E pata shkruar gjithë jetën time
dhe veten nuk e kisha njohur aspak.

Pata dashuruar aq shumë
saqë veten e kisha harruar krejtësisht.
Pata harruar aq shumë
saqë reshta së dashuri edhe veten time.

Por
pata vdekur aq shumë herë
saqë tashmë di të ringjallem
“vetëm jeta e thotë fjalën e fundit”.
Pata qarë aq pareshtursaqë sytë m’u bënë ujë
atëherë kur pata qeshur,
dhe kur isha puthur.
Pata dështuar aq shumë herë
saqë tanimë di ta pikas saktësisht të pashmangshmen.
eshë mposhtur nga vetvetja
mes dhembjesh të vetëdijshme,
megjithatë kthimi në shtëpi ishte kaq i ëmbël
saqë isha mposhtur me ëndje
ngaqë zgjedh ngushëllimin tim
kundrejt duartrokitjeve.

E pata humbur ritmin
por jetën e njoha në rrugëtim e sipër.
Qeshë rrëzuar
por yjet i pata soditur gjatë rënies
dhe gremisja ishte thjesht një ëndërr.

Isha gjakosur
por
gjithë gjembat e mi
qenë shndërruar në trëndafila.

E tashmë
jeta ime
ka aromë lulesh./ KultPlus.com

Të ngjajshme