24 Nëntor, 2019 - 9:55 pm
Poezi nga Qendrim Badalli
Ju jeni shumë e bukur
Po flas për krenarinë tënde të pathyeshme,
e cila sa të ulë aq të lartëson,
Po flas për shkathtësitë tua; me ngjason me shpatën, me shqipen.
E ashpër dhe e vetme, rrugës tënde..
Qëndroni drejt
shikoni në sy ngulitur
ndoshta shtireni, ndoshta jeni,
zonjë e rand.
Flisni ngadalë e here me eufori,
Në gjithçka keni për të thënë!
Me seriozitet apo me buzëqeshje fshehur, matur e kujdesshëm!
E bëni bukur, keni sens.
E bukur jeni, se spontanitet!
Kreativitet, prandaj e bukur jeni!
Insistoni në veten tuaj, sikur jeni unike, sikur e papërsëritshme!
Ju sfidoni, ngacmoni!
për ta shprehur veten
a për ta kuptuar tjetrin.
Pastaj qeshni dhe vazhdoni tutje!
Ju jeni shumë e bukur!
KultPlus.com