12 Korrik, 2023 - 9:23 pm
Poezi nga Amelia Rosselli
Përktheu: Astrit Lulushi
Ka diçka si dhimbje në këtë dhomë,
Kapërcyer, por pesha e objekteve ndjehet,
Duke nënkuptuar rëndesë dhe humbje.
Ka diçka si të kuqe në pemë,
Por baza e llambës është portokalli
Blerë në vende që nuk dua t’i kujtoj
Sepse edhe ato peshojnë.
Uria e tjetrit s’mund të kuptohet
Burimet janë stilizuar
Saktë për ato që duan
Ndryshimin e fatit të burrave
të ndarë nga zhurmat.. / KultPlus.com