“Ka gra që kanë shpirtin e lirë, dhe nuk i kërkojnë leje askujt”

15 Dhjetor, 2020 - 6:00 pm

Poezi nga Agostino Degas

Përshtati në shqip Arjola Zadrima

Ka gra që kanë shpirtin e lirë,

shkelës,

antikomformist dhe rrebel,

e nuk e pranojnë kafazin e rregullave.

Gra që jetojnë si përjashtim

dhe nuk i kërkojnë leje askujt

me thanë çka mendojnë,

emocionet që ndjejnë.

Ato kërkojnë gjithnjë rrugën e tyne,

tuj dashtë e tuj u rrebelu.

Kur të gjithë frigohen nga stuhia

shpirti i tyne luen nën shi

tuj pritë ylberin.

Sepse janë shpirtna të lirë

të vetmueme e pak të çmenduna,

që duen me jetu ,liri tuj frymu.

Veshun me buzëqeshje dhe me ylber,

tuj u ushqye me delikatesë

mrekulli e magji…/ KultPlus.com

Të ngjajshme