23 Qershor, 2021 - 10:30 am
Poezi nga Moikom Zeqo
Ka një mrekulli të vdekjes, të saktë
si ligjet kur trupat tanë do të shpërbëhen
në elemente të natyrës,
ndoshta do të takohemi si ujëra nëntokësore,
si humus e kripëra te rrënjët e një bime,
që ajo të lulëzojë e të hapi petale
e të mahnitë gjithçka me bukurinë anonime.
Do të na lulëzojë eshtërat…
Ajme! Po shpirtrat vallë?
Si krijesa ajri do të enden nëpër re,
përherë të dy ndarë dhe asnjëherë një! / KultPlus.com