22 Gusht, 2022 - 10:30 am
Poezi nga Nazim Hikmet Ran
Shqipëroi: Alban Tartari
Ka njëqind vjet që s`ta kam parë fytyrën
Që s`të jam qepur belit,
Që s`të kam qëndruar në beben e syrit,
Që s`kam pyetur dritësinë e mendjes tënde,
Që ngrohtësinë e barkut s`ta kam prekur
Ka njëqind vjet që më pret
Një grua në një qytet.
Ishim në një degë, ishim në një degë,
Nga një degë ramë e u ndamë,
Mes nesh koha njëqind vjeçare
Rruga njëqind vjeçare.
Njëqind vjet në errësirën pa skaj
Vrapoj pas saj…/ KultPlus.com