6 Gusht, 2022 - 10:43 am
Poezi nga Goethe
Kam dashur, po dua tani me me zjarr,
Kam qene sherbyes, tani jam nje skllav,
Me c’zell kam sherbyer kedo!
Por befas me ndezi kjo mike besnike,
Dhe nis ma shperblen cdo dhimbje fisnike,
Per mua s’ka tjeter si kjo!
Besova, tani besoj me pasion!
Ne shkon jeta mbare a barra ngarkon,
Besimi prej eje s’mergohet!
Po ngryset kaq shpesh, po erret e nxin,
Shtrengon kaq brenga, rreziku arrin,
Por qielli nis prap kthjellohet!
Kam ngrene, tani po ha sa per tre,
Me ndriti krejt shpirti e zemra me rreh,
Gjithcka e harroj mes defrimi!
Rinia me zjen bertas e gajas,
Kam mall qe te shtrohem nder vene plot gas,
Ngjeroj, me shijo fort ushqimi!
Kam pire me pare, tani s’le sapllak,
Dhe vera na ngre, na ben me cakmak,
Dhe gjuhen na gjidh nga zinxhirat!
Nga vozat po zbrazet e rrjedh me rrembim,
Na ndez kaq deshira, na ngjall kaq besim,
S’na ndalin hendeqet, rrepirat!
Ne valle jam hedhur, ne valle marr zjarr,
Asnje shilarthar dhe asnje valltar
S’erdh rrotull ne valle si flutur!
Dhe kush shume lule ia doli te thure,
Dhe kurre s’i ndau, s’i shkeli ne turr,
I mbeti kurora e bukur!
Ta thurim kuroren! Mos kini ngurrime!
Kush merr trendaflin plot vese e shkelqime
E cjerr vec pak gjemi i mprehte.
Si dje edhe sot shkelqejne fort yjet,
Por larg mjaft i rrijne kujt frikshem ul kryet
Dhe ngrys po gjithnje po ne jete!/ KultPlus.com