24 Korrik, 2017 - 3:19 pm
Poezi e shkruar nga Flutur Mustafa.
Kam ditë me pa lindjen e diellit në sytë e tu.
Prej se nuk i shoh, nuk don me thanë se ma nuk lind ai diell.
I bekum nuk asht. T’pakten, prej meje jo.
Kam ditë me dashuru nji hanë në zemer tande
e bashkë me të, me të nda ty.
Kam ditë prej hijeve me të msheh,
me të rujt edhe prej hijes tande.
ma i randsishëm se unë ke kenë.
si thu, ma a je ?
Kam ditë me të thirrë në emen,
netve kur andrrat shëndrroheshin në makthe
e në djersë të ftofta me u zgju,
duke u lutë që je mirë.
Shumë gjana kam ditë
e po aq gjana i kam harru.
Duke ken nji mungesë ma me randsi,
se nji moment, veç me m’kujtu mu. / KultPlus.com