18 Gusht, 2018 - 5:30 pm
Poezi nga Arjola Zadrima.
Kam mbyllë sytë,
tue kallë ashkla gjinjsh,
bubulim premtimesh
melodi të pandieme
në stinën që s’ka ardhë.
Aty ku dashnia lind filiz,
brenda trupave të dielltë,
tue plasë n’ganxhe drandofilash
vesën e malltë.
Hajde pra
eja shpirt,
ti kallxojmë njerëzve si ngjizet
dashnia! /KultPlus.com