29 Shtator, 2017 - 3:58 pm
Poezi nga Vlora Konushevci.
Kam një gjyshe për merak
Më do shumë e bërtet pak
Të thurr nuk di por di të pi
Herë çaj e herë viski
Ajo syze nuk mban
Gjyshës fort nuk i ngjan
Me sheshir del të shëtis
Ndonjëherë edhe flet pis
E shiqoj unë me shumë habi
Çfarë gjyshe që s’rri në shtëpi
Ditë e natë ajo lexon
Dhe çdo ditë në punë shkon
Keq për ne ore fëmijë
S’ka mbet gjyshe në shtëpi
Një revolucion ta mendojmë
Që gjyshet përsëri t’i fitojmë