23 Gusht, 2018 - 10:00 am
Poezi e shkruar nga Robert Shvarc.
Eja, kokën dua t’a mbështes,
Mbi gjirin tënd të tallazitur.
Jam lodhur shumë, ndoshta edhe vdes,
Se kam një jetë duke të pritur!
Eja, dua të kridhem te ti,
Thellë e më thellë, siç di vetë.
Në mos qoftë as kjo dashuri,
Më thuaj, ç’dreqin mund të jetë?