1 Shtator, 2024 - 11:30 pm
Poezi nga Eugenio Montale
Kam zbritur, duke të dhënë krahun, së paku një milion shkallë
dhe tani që s’je më, zbrazëtia është në çdo prag.
Qoftë dhe si i tillë, ish i shkurtër rrugëtimi ynë i gjatë.
Imi po zgjat ende, e s’më lypen më
rastisjet, rezervimet,
kurthet, damkosjet e kujt beson
se e vërteta qenka ajo që shquhet.
Kam zbritur miliona shkallë duke të dhënë krahun
jo ngaqë me katër sy mbase shquhet më tepër.
Bashkë me ty i kam zbritur ngaqë e dija se nga tonat,
bebëzat e vetme të vërteta, ndonëse plot mjegull,
ishin të tuat.
1967
Përktheu: Edon Qesari/ KultPlus.com