19 Nëntor, 2023 - 10:47 am
“Kënga e turpshme” e Azem Shkrelit është një nga poezitë e tij më të shkurtra por më kuptimplota, ku vargu të merr me dhimbjen e njeriut që bart në vete borxhin ndaj atdheut, shkruan KultPlus.
Kur këto vargje të një poeti të rrallë siç ishte Shkreli, bashkohen me zërin brilant të aktorit Afrim Muçaj që dëgjohet çdo ditë e më shumë, bëjnë që vargjet të përjetohen në shumë dimensione artistike e të prekin shpirtin e brendshëm, duke përcjellur shumë emocione.
KultPlus sot ju përcjellë interpretimin e aktorit Afrim Muçaj.
Shikojeni interpretimin këtu: https://www.facebook.com/100001325119134/videos/1043397403641267/
Sonte
Qava sonte për ty
Arbëri
Nuk më vjen turp
Pse qava
Më vjen turp pse s’munda
Të bëj tjetër
Nga turpi qava. / KultPlus.com