8 Maj, 2019 - 10:30 pm
KËNGË
lavdie për zonjën e nderuar dijetare në shkrim
DORA D’ISTRIA
Prej Zef Ndokë Ilia Jubanit
Ti je një yll, e na shndrit Arbërinë,
Me dije, me të mira, e me bukuri ;
Me dashurinë tënde, je duke na përtërirë,
Një gazmend të madh e një lumturi.
Drita e mendjes tënde është duke lulëzuar,
Si drita e syve të tu është sjellë mbi ne ;
Perëndia për të mirën tonë te ka krijuar,
E me sjellë mbarë dhenë tonë ti ke le.
Ndërhyj ti pra je mbretëresha,
Që Dora d’Istria të emërojnë,
Prej Shqipërie je Begtaresha,
Që gjithkund e këtu të nderojnë.
Po ! Shpresa e ëmbël je për ne,
Pse zemra jote është fort e mirë,
Sjelli sytë e tu, e mos harro këtë dhe,
E të kesh edhe për ne mall e dëshirë./KultPlus.com