23 Prill, 2022 - 2:00 pm
Poezi nga Herman Hesse
Në paradhomën e ftohtë ora troket,
Shkon tetë, nëntë, dhjetë.
S’i numëroj, po rri përgjoj
Sa ngadalë koha rëshqet.
Dhe shkojnë si erë me bor’ e stuhi,
Si trumbë zogjsh në fluturim
Po se si shkojnë, s’dua ta di.
S’më dhimben gjë, s’më hynë në sy,
Se janë orë që shkojnë pa ty./ KultPlus.com