5 Qershor, 2019 - 12:00 am
Poezi nga Zhak Prever
Ç’ditë është
Gjithë ditët
Mikja ime
Gjithë jeta
E dashura ime
Ne duhemi jetojmë
Ne jetojmë ne duhemi
Dhe nuk dimë ç’është jeta
Ç’është dita
Dhe nuk dimë ç’është dashuria.
Kjo dashuri
Kjo dashuri
Kaq e vrullshme
Kaq e brishtë
Kaq e ndjeshme
Kaq e dëshpëruar
Kjo dashuri
E bukur si dita
Dhe e keqe si moti
Kur është i keq
Kjo dashuri
Kaq e bukur
Kaq e hareshme
Kaq mendjelehtë
Që dridhet nga frika si njfëmijë në terr
Dhe kaq e sigurt në vetvete
Si një burrë i qetë në mes të natës../KultPlus.com