3 Dhjetor, 2022 - 9:42 am
Poezi nga Hermann Hesse
O ti që po ta them nuk po di
Se ç’pate bërë me mua.
Nga ditët largohem tani,
Se vetëm natën dua.
E art’ është nata për mua
Si asnjë ditë pastaj.
Atje ëndërroj për një grua
Dhe flokët e verdha të saj.
Atje ëndërroj lumturinë
Që prej një vështrimi u stis
Dhe këngë dëgjoj të më vinë
Që nga i largti Paradis.
Atje shikoj retë dhe rri
Kundroj gjithë natën sa dua.
O ti që ta them nuk po di
Se ç’pate bërë me mua./KultPlus.com