25 Gusht, 2018 - 2:33 pm
Ardita Jatru.
Këpucët me taka nuk i dua më.
Ia fala një jevge.
Ato më të bukurat,
ia dhashë sime bije.
Merri, i thashë,
të kuptosh dhimbje e bukurisë
se pa kallo në këmbë nuk bëhesh grua,
dhe bej ca zhurmë kur kalon,
se një ditë nuk do t’i duash më,
një ditë që kupton
se në mitër të tokës shkohet zbathur.
– ARDITA JATRU, nga vëllimi poetik “66 kg vetmi”