6 Shkurt, 2021 - 10:55 pm
Shkruan Elsa Hajradini
Kërcej me valsin e lumturisë,
mos mi kujto hallet e jetës.
Notat asnjiherë s’janë dukur kaq madhështore.
Kërcej për gabimet e pabëra,
Kërcej për mëkatet e dashurisë.
Mos më ndalo, leje zemrën të më ushton..
Kërcej sepse brenda meje ushqehet dhimbja, brenda meje ka zjarr.
Mos më thuaj ta shuaj, le të digjem me të.
Mos më quaj të çmendur, kur më sheh te buzëqeshur, atëherë, kur loti takohet ne buzë.
Kur depërtoj nga dhimbja në lumturi,
nga lumturia në asgjë, në dimension të asgjëkundit.
Mos më quaj të çmendur kur me sheh duke vallëzuar në mes të asaj që quaj jetë.
Brenda meje ka zjarr, nëse se shuaj unë, kush do ta shuaj?/ KultPlus.com