Kërshëndella

26 Dhjetor, 2018 - 9:12 am

Giuseppe Ungaretti

S’ma ka ënda
t’i hyj
një shuku
rrugësh

Kam kaq
mund
mbi supe

Lermëni siç jam
si një
send
vendosur
në qoshk
e i harruar

Këtu 
s’ndihet
veç
i ngrohti bubulak

Qëndroj
me katër
kaprollet
e tymit
të vatrës

26 dhjetor 1916

shqip: e.qesari

Të ngjajshme